https://www.kksh.org.al/ftese-per-aplikim/

THIRRJE PËR APLIKIM PËR MINIPROJEKTE Në kuadër të projektit ”Forcimi i reziliencës te të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe gjatë COVID-19 dhe katastrofave të ardhshme’’, i cili është një iniciativë trevjeçare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e koordinuar nga Kryqi i Kuq i Serbisë dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kryqi i Kuq Austriak, jeni të ftuar për paraqitjen e projekt propozimeve për një apo disa nga fushat e mëposhtme: Nisma për zhvillim dhe advokaci të politikave lokale. Ofrimi i shërbimeve me shtrirje të vogël, me bazë vullnetare për personat e moshuar dhe personat me aftësi ndryshe që fillimisht mund të testohen dhe më pas të advokohen si shërbime të qëndrueshme (p.sh. ofrimi i shërbimeve në zona të largëta dhe rurale, të vështira për t’u arritur). Përgatitja e materialeve për dialog për politika lokale dhe kombëtare, ndërgjegjësimin e publikut dhe edukim. Veprimtari ndërgjegjësuese dhe edukuese mbi tema të përfshirjes sociale të të moshuarve dhe personave me aftësi ndryshe, moshimi aktiv, vullnetarizmi. Nisma për edukim jo-formal/të mësuarit gjatë gjithë jetës në komunitetet lokale Aktivitete kulturore me pjesëmarrjen e të moshuarve dhe personave me aftësi ndryshe Përshtatja e mjediseve sociale dhe komunitare të cilat nuk janë të aksesueshme për personat me aftësi ndryshe për të mbështetur përfshirjen e tyre në nivel komuniteti. Aplikantët e lejuar Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF), anëtarë të rrjeteve të shoqatave që janë...

Read More