Workshop ne Sarajevo mbi modalitetet e projekteve te Bashkimit Europian
Si një pjesë e rëndësishme e projektit TASIOP workshop u organizua nga data 19 deri 21 qershor 2017 në Sarajeve, Bosnje dhe Herzegovinë. Titulli i workshopit ishte “Shkrimi i projkt-propozimeve të suksesshme për projektet e Bashkimit Evropian” dhe përfshinte pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile nga pesë vende ku implemetohet projekti me mbeshtetjen e Bashkimit Europian, Agjensisë Austriake të Zhvillimit dhe Kryqit të Kuq Austriak. Katër organizata nga vendet pjesmarrese në projekt:Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si dhe dy perfaqesues nga Kryqi i Kuq Austriak ishin pjesëmarrës në workshop. Mbarvajtja e workshopit u ndihmua nga ekspertë e Kryqit të Kuq të Austrisë, Michaela Pichler dhe Charlotte Struempel . Pjesëmarrësit përfaqësonin organizatat e shoqërisë civile, anëtarë të pesë rrjeteve kombëtare të advokacise që fokusohen në moshimin dhe të moshuarit në Ballkanin Perëndimor, të cilat punonjnë për të përmirësuar cilësinë e jetës të moshuarve dhe për të rritur përfshirjen sociali të tyre. Një nga objektivat e projektit është rritja e kapaciteteve të rrjeteve të shoqërisë civile dhe anëtarëve te tyre. Transmetimi i njohurive është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve të projektit. Forcimi i kapaciteteve të rrjeteve kontribuon në objektivin tjetër të projektit- përmirësimin e përfshirjes sociale të burrave dhe grave të moshuara. Presim që ndikimi i këtij workshop do të ndihet në mundësi të zgjeruara për të krijuar dhe zbatuar projekte të suksesshme ...
Read More