Autor: Mosha Network Content admin

Udhëzime për shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, në kontekstin e Coronavirusit të ri (COVID-19)

Ky dokument jep udhëzime dhe këshilla për shtëpitë e kujdesit për të moshuarit në lidhje me koronavirusin e ri, ose COVID-19. Duke qenë se personat e moshuar në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit janë veçanërisht vulnerabël ndaj COVID-19, ka disa hapa që mund të ndërmerren për të reduktuar rrezikun, dhe për të siguruar që ata kujdesen dhe gjithashtu të mbështeten siç duhet. Personeli i shtëpisë së kujdesit për të moshuarit gjithashtu duhet të kujdeset dhe duhet të jetë i pajisur me informacionin e duhur për të mbrojtur veten, si dhe ata që janë nën kujdesin e tyre. Dokumenti përfshin informacione të vlefshmembi sjelljen personale, veprimet që duhet të ndërmerren brenda shtëpisë së kujdesit për të moshuarit, bashkëveprimin me mjedisin e jashtëm, përgjegjësitë e menaxhimit, organizimin dhe çfarë duhet të bëni nëse dikush është infektuar nga COVID-19. Download “Udhëzime-për-shtëpitë-e-kujdesit-për-të-moshuarit.pdf” Udhëzime-për-shtëpitë-e-kujdesit-për-të-moshuarit.pdf – Downloaded 33 times – 224...

Read More

Iniciativa e veprimit për përfshirjen sociale të personave të moshuar – Sukseset dhe mësimet e nxjerra

Iniciativa e veprimit për përfshirjen sociale të personave të moshuar – është një projekt trevjeçar i mbështetur nga Bashkimi Evropian, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kryqi i Kuq Austriak, zbatuar në pesë vende të Ballkanit Perëndimor: Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Republika e Maqedonise se Veriut dhe Mal të Zi, koordinuar nga Kryqi i Kuq i Serbisë. Objektivi i projektit është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në aspekte të ndryshme të plakjes demografike (hulumtim, avokim publik, fushata promovuese, shërbime të bazuara në komunitet…) si dhe motivimi i vetë të moshuarve për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes dhe krijimin e politikave në lidhje me përfshirjen sociale të grave dhe burrave të moshuar në nivel rajonal dhe lokal në vendet e Ballkanit Perëndimor   Taking Action on Social Inclusion of Older People: Successes and lessons Learned: Albanian  ...

Read More

Madhesia e germes

  • A  A  A