Transporti publik pa pagese ose me tarife te reduktuar per qytetaret e moshuar eshte nje praktike e zakonshme ne qytetet e Europes e te Amerikes se Veriut, si dhe ne shume vende te tjera me te ardhura te mesme, perfshi Kinen, Rusine, Brazilin apo Turqine.

Eshte provuar nga disa studime se aksesi pa barriera ne transportin publik i qytetareve te moshuar, con ne ulje te riskut per depresion dhe ne rritje te autonomise.

Kjo praktike ka filluar te zbatohet edhe ne vendin tone ne disa qytete.

Tre shoqatat e Pensionisteve te Shqiperise, dhe 10 shoqatat e tjera, anetare te tjere te rrjetit MOSHA pershendesin dhe shprehin mbeshtetjen e tyre per punen e Bashkise se Tiranes per nje qytet per gjithe banoret, nga ‘8 deri ne 80 vjec’. Ato, nderkohe, besojne se ekzistojne mundesite per nderhyrje ne drejtim te transportit publik falas ose me tarife te reduktuar edhe per disa grupe te moshuarish ne Tirane. Kjo do ta bente qytetin shume me miqesor per te moshuarit.

Një  nga keto grupe eshte ai i te moshuarve me te varfer. Te moshuarit me te varfer, tashme pas ligjit te ri te pensioneve, jane lehtesisht te identifikueshem zyrtarisht. Nga viti 2015 me ligjin e ri te pensioneve kane filluar te funksionojne per here te pare ne vendin tone pensionet sociale.  Per te marre kete pension nje person duhet te jete te pakten 70 vjec, te jete resident ne Shqiperi dhe te mos kete te ardhura te tjera. Pensioni social eshte gjithesesi i vogel – rreth 7000 leke ne muaj ose sa gjysma e pensionit mesatar urban ne Shqiperi.

Nga statistikat e botuara te Institutit te Sigurimeve Shoqerore per vitin 2016, kane perfituar pension social ne te gjithe vendin rreth 2000 te moshuar. Vleresohet se ky numer per Tiranen eshte me pak se 500 persona.  Kjo do te ishte edhe popullata e te moshuarve me te varfer qe mund te perfitonte nga transporti publik pa pagese.

Per ta perfituar kete sherbim, te moshuarit me te varfer do te duhej thjesht te dorezonin ne Bashkine e Tiranes nje dokument te pensionit social.

Duke premtuar transportin publik pa pagese per vitin 2019, Bashkia e Tiranes do te bente nje hap ne drejtimin e duhur ne zbatim te politikave te saj sociale. Vendimi do te kishte si efekt simbolik ashtu edhe praktik, ne mbeshtetje te nje prej grupeve me te pafavorizuara ne qytet.

Kjo Memo eshte ne vijim te perpjekjeve mese 10 vjecare te grupeve te te moshuarve mbi kete ceshtje ne Tirane.

Download “Memo-transport-falas-per-te-moshuarit-1-tetor-2018.pdf” Memo-transport-falas-per-te-moshuarit-1-tetor-2018.pdf – Downloaded 41 times – 299 KB