Muaj: Tetor 2018

Rrjeti “MOSHA” kërkon transport falas për pensionistët më të varfër

Transporti publik pa pagese ose me tarife te reduktuar per qytetaret e moshuar eshte nje praktike e zakonshme ne qytetet e Europes e te Amerikes se Veriut, si dhe ne shume vende te tjera me te ardhura te mesme, perfshi Kinen, Rusine, Brazilin apo Turqine. Eshte provuar nga disa studime se aksesi pa barriera ne transportin publik i qytetareve te moshuar, con ne ulje te riskut per depresion dhe ne rritje te autonomise. Kjo praktike ka filluar te zbatohet edhe ne vendin tone ne disa qytete. Tre shoqatat e Pensionisteve te Shqiperise, dhe 10 shoqatat e tjera, anetare te tjere te rrjetit MOSHA pershendesin dhe shprehin mbeshtetjen e tyre per punen e Bashkise se Tiranes per nje qytet per gjithe banoret, nga ‘8 deri ne 80 vjec’. Ato, nderkohe, besojne se ekzistojne mundesite per nderhyrje ne drejtim te transportit publik falas ose me tarife te reduktuar edhe per disa grupe te moshuarish ne Tirane. Kjo do ta bente qytetin shume me miqesor per te moshuarit. Një  nga keto grupe eshte ai i te moshuarve me te varfer. Te moshuarit me te varfer, tashme pas ligjit te ri te pensioneve, jane lehtesisht te identifikueshem zyrtarisht. Nga viti 2015 me ligjin e ri te pensioneve kane filluar te funksionojne per here te pare ne vendin tone pensionet sociale.  Per te marre kete pension nje person duhet te jete te pakten 70...

Read More

Nje shkrim me rastin e 1 Tetorit nga Presidenti i Shoqates se Geriatrise dhe Gerontologjise, Dr. Reshat Koci

1 Tetori Dita Botërore e Moshës së Tretë, problemet sociale dhe shëndetësore të tyre  “Të moshuarit do t’u mësojnë se vdekja nuk vjen nga mosha por nga harresa” Gabriel G. Markez Plakja e popullsisë përbën problem për shoqërinë, një dukuri të rëndësishme jo vetëm demografike por edhe ekonomike, sociale dhe shëndetësore që në të ardhmen do të shoqërohet me problem gjithnjë e më të mprehta. Moshimi  është  një fenomen global i cili po rritet me shpejtësi dhe po shkon paralelisht me urbanizimin. Sipas studimeve ne vitin 2050 pritet që 80% e të moshuarve të jetojnë në vendet më pak te zhvilluara. Sipas INSTAT, më 1 Janar 2016 në Shqipëri kishte 2.886.020 banorë ose 6276 banorë më pak se një vit më parë. Ulja e lindshmërisë,emigracioni si dhe rritja e jetëgjatësisë ka bërë që të rritet numri i të moshuarve edhe në vëndin tonë. Shekulli i kaluar tregon për një revolucion në jetëgjatsi. Sipas Bankës Botërore, jetëgjatsia në vendet e Europës Lindore është rritur me 20 vjet që nga viti 1950 dhe pritet që rritja të vijojë edhe me 10 vjet të tjera deri në vitin 2050. Kjo rritje e popullsisë së moshuar do të jetë më e madhe në vendet me zhvillim, ku numri i të moshuarve pritet të katërfishohet në 50 vitet e ardhshme. Sipas studimeve demografike në vitin 2030 me ritmin e ulët të lindshmërisë dhe emigrimin...

Read More

Madhesia e germes

  • A  A  A