Tranzicioni demografik në Shqipëri ka kulmuar dukshëm me një “plakje” graduale të popullatës gjatë dekadave të fundit. Kështu, numri i individëve të moshuar përbën mbi 11% të popullatës së përgjithshme të vendit tonë, me një tendencë në rritje përgjatë viteve të ardhshme. Kjo situatë amplifikohet akoma më shumë nga niveli i lartë i emigrimit të të rinjve dhe moshave të mesme, gjë që e bën të domosdoshme vendosjen e çështjeve të moshimit mes prioriteteve kryesore të qeverisë shqiptare.

Pavarësisht disa studimeve paraprake dhe raportimeve të herëpashershme mbi gjendjen e të moshuarve në vendin tonë, në vitet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë studim shkencor shterrues për ndriçimin e situatës ekonomike, sociale dhe shëndetësore të të moshuarve në Shqipëri. Një studim i tillë do të informonte politikë-bërjen dhe vendim-marrjen racionale (të bazuar në evidencë) për ofrimin e shërbimeve të nevojshme dhe përmirësimin e situatës të të moshuarve në vendin tonë.

Në këtë kontekst, rrjeti Shqiptar për Personat e Moshuar koordinoi një studim që kishte si qëllim vlerësimin e kushteve social-ekonomike, gjendjen shëndetësore dhe pjesëmarrjen dhe kontributin shoqëror të individëve të moshuar në Shqipëri.

Per me shume ….

Download “Permbledhje-e-studimit-MOSHA-2017.pdf” Permbledhje-e-studimit-MOSHA-2017.pdf – Downloaded 269 times – 267 KB