Muaj: Tetor 2017

PËRMBLEDHJE E STUDIMIT ME TË MOSHUARIT NË SHQIPËRI, 2017

Tranzicioni demografik në Shqipëri ka kulmuar dukshëm me një “plakje” graduale të popullatës gjatë dekadave të fundit. Kështu, numri i individëve të moshuar përbën mbi 11% të popullatës së përgjithshme të vendit tonë, me një tendencë në rritje përgjatë viteve të ardhshme. Kjo situatë amplifikohet akoma më shumë nga niveli i lartë i emigrimit të të rinjve dhe moshave të mesme, gjë që e bën të domosdoshme vendosjen e çështjeve të moshimit mes prioriteteve kryesore të qeverisë shqiptare. Pavarësisht disa studimeve paraprake dhe raportimeve të herëpashershme mbi gjendjen e të moshuarve në vendin tonë, në vitet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë studim shkencor shterrues për ndriçimin e situatës ekonomike, sociale dhe shëndetësore të të moshuarve në Shqipëri. Një studim i tillë do të informonte politikë-bërjen dhe vendim-marrjen racionale (të bazuar në evidencë) për ofrimin e shërbimeve të nevojshme dhe përmirësimin e situatës të të moshuarve në vendin tonë. Në këtë kontekst, rrjeti Shqiptar për Personat e Moshuar koordinoi një studim që kishte si qëllim vlerësimin e kushteve social-ekonomike, gjendjen shëndetësore dhe pjesëmarrjen dhe kontributin shoqëror të individëve të moshuar në Shqipëri. Per me shume …. Download “Permbledhje-e-studimit-MOSHA-2017.pdf” Permbledhje-e-studimit-MOSHA-2017.pdf – Downloaded 324 times – 267...

Read More

Rrjeti MOSHA takon ministren e re te shendetsise dhe mbrojtjes sociale Zj. Ogerta Manastirliu

Mbi 100 aktiviste te shoqatave te rrjetiti MOSHA organizuan nje takim me rastin e 1 tetorit. Ata mes te tjerash u takuan edhe me ministren e shendetesise dhe mbrojtjes sociale zj Manastirliu e cila premtoi me shume vemendje per te moshuarit. Ne menyre te vencante ato premtoi mbeshtetje per kujdesin ne shtepi dhe mbeshtetje per rrjetet e vullnetareve. Ne takim u theksua se ka ende me shume per tu bere lidhur me nderveprimin mes brezave dhe luften kunder izolimit social te te moshuarve shqiptare. Gjithashu perfaqesuesi i rretit, dhe presidenti  i Shoqates se Pensionisteve te Shqiperise, Z Faik Xhani komunikoi te dhenat paraprake te studimit qe sapo ka perfunduar mbi gjendjen sociale dhe shendetsore te te moshaurve. Disa media kombetare si Top Channel TV, Gazeta Panorame, Radioteleviozioni Shqiptar etj pasqyruan takimin ne lajmet kryesore.       ...

Read More

Madhesia e germes

  • A  A  A