Sherbimi dentar ne Shqiperi, ashtu si edhe sherbimet per kujdesin e syve, nuk jane te mbuluara nga sigurimet shendetsore dhe ka fakte te cilat vertetojne se kujdesi per shikimin dhe per dhembet tek te moshuarit shqiptare eshte krahasimisht mjaft me i ulet, krahasuar me shume vende te tjera. Dhe kjo me shume gjase eshte e shkaktuar nga barrierat financiare ne kete drejtim. Shoqata Unioni Kombetar i te Moshuarve te Pleqerise, anetare e rrjetit MOSHA, ka filluar nje perpjekje per bashkepunimin me disa klinika te cilat ofrojne sherbime me cmime te pergjysmuara per nje kuote te moshuarish. Dr. Lulzim Mullahi, me kolege, sapo i dorezoi  nje certifikate mirenjohjeje klinikes dentare Vivaden, e cila eshte nje prej klinikave e cila eshte duke ofruar keto sherbime miqesore per te moshuarit.