Si një pjesë e rëndësishme e projektit TASIOP workshop u organizua nga data 19 deri  21 qershor 2017 në Sarajeve, Bosnje dhe Herzegovinë. Titulli i workshopit ishte “Shkrimi i projkt-propozimeve të suksesshme për projektet e Bashkimit Evropian” dhe përfshinte pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile nga pesë vende ku implemetohet projekti me mbeshtetjen e Bashkimit Europian, Agjensisë Austriake të Zhvillimit dhe Kryqit të Kuq Austriak. Katër organizata nga vendet pjesmarrese në projekt:Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si dhe dy perfaqesues nga Kryqi i Kuq Austriak ishin pjesëmarrës në workshop.

Mbarvajtja e workshopit u ndihmua nga ekspertë e Kryqit të Kuq të Austrisë,  Michaela Pichler dhe Charlotte Struempel . Pjesëmarrësit përfaqësonin organizatat e shoqërisë civile,  anëtarë të pesë rrjeteve kombëtare të advokacise që fokusohen në moshimin dhe të moshuarit në Ballkanin Perëndimor,  të cilat punonjnë për të përmirësuar cilësinë e jetës të moshuarve dhe për të rritur përfshirjen sociali të tyre.  Një nga objektivat e projektit është rritja e kapaciteteve të rrjeteve të shoqërisë civile dhe anëtarëve te tyre. Transmetimi  i njohurive është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve të projektit.  Forcimi i kapaciteteve të rrjeteve kontribuon në objektivin tjetër të projektit- përmirësimin e përfshirjes sociale të burrave dhe grave të moshuara.  Presim që ndikimi i këtij workshop do të ndihet në mundësi të zgjeruara për të krijuar dhe zbatuar projekte të suksesshme  me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës të moshuarve në të gjithë rajonin.  Është e rëndësishme të kemi parasysh se përfaqësuesit e të moshuarve gjithashtu morën pjesë në kete workshop.

Workopi ofroi një pasqyrë të institucioneve të Bashkimit Europian si dhe thirrjet për projekt-propozime nga ana e këtyre institucioneve. Puna u fokusua në aftësitë dhe njohuritë e rëndësishme lidhur me përgatitjen e projek-propozimeve të suksesshme të financuara nga ana e BE-së. Të tilla si:identifikimi i problemit, analiza stakeholder, matrica logjike dhe buxheti . Puna ishte interaktive dhe pjesëmarresit patën shumë përfitimi nga puna në grup.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Bosnie dhe Hezegovinë Z.  Vladimir Pandurevic pati një sesion ku u diskutua mardhënia e Delegacionit të Bashkimit Europian me sektorin e shoqërisë civile Ai gjithashtu shpjegoi  çfarë duhet të dinë organizatat e shoqërisë civile dhe si te hedhin hapat e duhura per te shkruar një projet propozim te suksesshem. Ai gjithashtu ju përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit dhanë një feedback shumë pozitiv mbi workshop duke thënë se njohuritë që fituan do të jenë në gjëndje ti përdorin në të ardhmen. Numri total i pjesemarresve ishte 34.