Të djelën më 18 Qershor dhe të hënën më 19 Qershor 2017 në Sarajeve, Bosnje dhe Herzegovinë u organizua një takim i partnerëve nga organizatat pjesëmarrëse në projektin TASIOP. Takimi u organizua nga organizata Osmijeh. Projekti TASIOP koordinohet nga Kryqi i Kuq Serbi dhe zbatohet në pesë vende të rajonit me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, Agjensisë Austriake të Zhvillimit dhe Kryqit të Kuq Austriak. Takimi ishte një mundësi për partnerët të diskutonin arritjet pas një viti e gjysëm të zbatimit të projektit, gjithashtu për të folur për planet për vitin e arrdhshëm.

Në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave që e koordinojnë atë në nivel kombëtar:Shoqata Shqiptare e Geriartrisë dhe Gerontologjisë, Shoqata Osmijeh Bosnje dhe Herzegovina, Shoqata Humanost Maqedoni, Kryqi i Kuq i Maqedonise, Kryqi i Kyq Mal i Zi, kordinatorët e projektit nga Kryqi i Kuq Serbi si dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Austriak që ofruan mbështetje për koordinimin e projektit.

Përfaqësuesit e partnerëve patën një prezantim të shkurtër mbi punën dhe arritjet e deritanishme, më pas u diskutua mbi temat administrative të tilla si afatet kohore dhe raportimi. Takimi më tej u fokusua në aktivitetet e planifikuara për vitin e dytë të projektit.  Partnerët diskutuan mbi temat e veprimtarive kërkimore në nivele kombëtare që do të organizojnë, mbi mbledhjen dhe pregatitjen e të dhënave për fushatat pasuese të advokacisë, si dhe sfidat dhe mundësitë që lidhen me mikro-projektet lokale që do të mbështeten në secilin nga vendet partnere deri në fund të vitit.

Partnerët gjithashtu diskutuan monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve në kuader te projektit. Pjesëmarrësit në takimit vazhduan me një workshop tre ditor lidhur me shkrimin e projekt propozimeve të suksesshme për Bashkimin Evropian të drejtuar nga ekspertët e Kryqit të Kuq të Austrisë,  Charlotte Struempel dhe Michaela Pichler.