Muaj: Qershor 2017

Workshop ne Sarajevo mbi modalitetet e projekteve te Bashkimit Europian

Si një pjesë e rëndësishme e projektit TASIOP workshop u organizua nga data 19 deri  21 qershor 2017 në Sarajeve, Bosnje dhe Herzegovinë. Titulli i workshopit ishte “Shkrimi i projkt-propozimeve të suksesshme për projektet e Bashkimit Evropian” dhe përfshinte pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile nga pesë vende ku implemetohet projekti me mbeshtetjen e Bashkimit Europian, Agjensisë Austriake të Zhvillimit dhe Kryqit të Kuq Austriak. Katër organizata nga vendet pjesmarrese në projekt:Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si dhe dy perfaqesues nga Kryqi i Kuq Austriak ishin pjesëmarrës në workshop. Mbarvajtja e workshopit u ndihmua nga ekspertë e Kryqit të Kuq të Austrisë,  Michaela Pichler dhe Charlotte Struempel . Pjesëmarrësit përfaqësonin organizatat e shoqërisë civile,  anëtarë të pesë rrjeteve kombëtare të advokacise që fokusohen në moshimin dhe të moshuarit në Ballkanin Perëndimor,  të cilat punonjnë për të përmirësuar cilësinë e jetës të moshuarve dhe për të rritur përfshirjen sociali të tyre.  Një nga objektivat e projektit është rritja e kapaciteteve të rrjeteve të shoqërisë civile dhe anëtarëve te tyre. Transmetimi  i njohurive është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve të projektit.  Forcimi i kapaciteteve të rrjeteve kontribuon në objektivin tjetër të projektit- përmirësimin e përfshirjes sociale të burrave dhe grave të moshuara.  Presim që ndikimi i këtij workshop do të ndihet në mundësi të zgjeruara për të krijuar dhe zbatuar projekte të suksesshme ...

Read More

Mbledhje e partnereve te TASIOP ne Sarajevo

Të djelën më 18 Qershor dhe të hënën më 19 Qershor 2017 në Sarajeve, Bosnje dhe Herzegovinë u organizua një takim i partnerëve nga organizatat pjesëmarrëse në projektin TASIOP. Takimi u organizua nga organizata Osmijeh. Projekti TASIOP koordinohet nga Kryqi i Kuq Serbi dhe zbatohet në pesë vende të rajonit me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, Agjensisë Austriake të Zhvillimit dhe Kryqit të Kuq Austriak. Takimi ishte një mundësi për partnerët të diskutonin arritjet pas një viti e gjysëm të zbatimit të projektit, gjithashtu për të folur për planet për vitin e arrdhshëm. Në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave që e koordinojnë atë në nivel kombëtar:Shoqata Shqiptare e Geriartrisë dhe Gerontologjisë, Shoqata Osmijeh Bosnje dhe Herzegovina, Shoqata Humanost Maqedoni, Kryqi i Kuq i Maqedonise, Kryqi i Kyq Mal i Zi, kordinatorët e projektit nga Kryqi i Kuq Serbi si dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Austriak që ofruan mbështetje për koordinimin e projektit. Përfaqësuesit e partnerëve patën një prezantim të shkurtër mbi punën dhe arritjet e deritanishme, më pas u diskutua mbi temat administrative të tilla si afatet kohore dhe raportimi. Takimi më tej u fokusua në aktivitetet e planifikuara për vitin e dytë të projektit.  Partnerët diskutuan mbi temat e veprimtarive kërkimore në nivele kombëtare që do të organizojnë, mbi mbledhjen dhe pregatitjen e të dhënave për fushatat pasuese të advokacisë, si dhe sfidat dhe mundësitë që...

Read More

Madhesia e germes

  • A  A  A