Permbledhje ekzekutive

Ky eshte raporti i dyte qe ka paraqitur Shqiperia lidhur me Planin Nderkombetar te Madridit mbi Moshimin. Per here te pare eshte bere e mundur nje shkalle e larte e pjesemarrjes nga burime dhe aktore te ndryshem. Pervec perdorimit te nje numri raportesh dhe studimesh mbi moshimin, jane ftuar te kontribojne me informacione dhe pervoja gjate zbatimit te MIPAA/RIS me teper se 20 aktore qeveritare dhe jo qeveritare. Instrumenti per aktoret i pergatitur nga sekretariati i UNECE u perkthye ne shqip dhe u diskutua ne dy linja komunikimi me pjesemarresit; nje linje iu dedikua Ministrive dhe institucioneve publike dhe tjetra organizatave jo qeveritare

Plakja e popullates se Shqiperise karakterizohet nga nje tranzicion demografik relativisht i vone dhe nje nivel i larte i emigracionit.

Shqiperia ka punuar ne shume fusha qe prej Konferences se Vjenes dhe qeveria e saj i ka vendosur ceshtjet e moshimit mes prioriteteve te saj. Nje shembull i mire i kesaj eshte perfshirja e ceshtjeve te moshimit ne dokumentin politik baze te vendit sic eshte Strategjia per zhvillim dhe integrim 2015-2020. Shembuj te tjere jane projekt- ligje te reja si ai i strehimit social, i cili perfshin ne menyre specifike te moshuarit.

 Reforma e Pensioneve e parashikuara ne Programin e ri qeveritar ne 2012 dhe e zbatuar ne 2014-2015, e drejtuar nga Ministria e Ceshtjeve Sociale, eshte me rendesi te vecante per kete periudhe raportimi. Ai merr ne konsiderate moshimin e popullates shqiptare dhe pritet te ndikoje si personat qe aktualisht jane mbi 65 vjec ashtu edhe ata qe jane ende me te rinj. Harmonizimi i sistemit te pensioneve, rritja e moshes se pensionit dhe e viteve te kontributit, si dhe futja e pensioneve sociale sherbejne si baze per stabilizimin kontrates nder-breznore ne te ardhmen, nderkohe qe pergatisin shoqerine per rritjen graduale te te moshuarve te ngelur jashte sistemit. Krijimi i pensioneve sociale permes ketij ligji eshte edhe nje pergjigje, mes te tjerash e nevojes se shprehur nga grupet e shoqerise civile gjate procesit te gjate per adoptimin e nje ligji ‘per statusin e pensionistit’. Qe prej vitit 2015 jane me shume se 5000 te moshuar qe po perfitojne tashme prej pensioneve sociale. Ky pension eshte i vogel por mund te ndihmoje shume te moshuar, sidomos grate ne zonat rurale, te qendrojne jashte varferise. Vleresohet t’i kushtoje vendit rreth 0.025% te PPB.

Reforma shendetsore po e zhvendos systemin shendetsore nga fokusimi kryesishtne problemet tradicionale shendetsore si ato te nenes dhe femijes, drejt perballimit te semundjeve kronike ne rritje dhe permiresimit te aksesit te te gjithe kategorive te popullates ne sherbimet e duhura te kujdesit shendetsor. Eshte pranuar tashme se moshimi i shoqerise i jep parandalimit dhe kapjes se hereshme nje rol thelbesor ne rritjen e cilesise se jetes, duke frenuar ne te njejten kohe rritjen e kostove mjekesore. Programi i ri i kontrollit shendetesor baze eshte nje investim per cilesi te permiresuar te jetes ne vitet e mevoneshme te adulteve, nderkohe qe eshte duke u shtrire per te perfshire gjithashtu te moshuarit e sotem, duke permiresuar aksesin e tyre ne sherbimet baze shendetsore.   Nderkohe, ka nje permiresim te qarte te ndergjegjesimit per perfshirjen e sherbimeve detyrave dhe burimeve specifike dedikuar kujdesit per te moshuarit. Paketa e re e sherbimeve e vitit 2014 per tu ofruar ne qendrat shendesore, perfshin 11 sherbime te diagnozes dhe ndjekjes si dhe 15 sherbime te parandalimit dhe keshillimit per te moshuarit. Mes nderhyrjeve te percaktuara per here te pare jane sherbimet ne shtepi dhe komunitet, asistenca psikologjike dhe monitorimi i abuzimit te mundshem. Ne vend qe te perqendrohet ne sherbime te shtrenjta te geriatrise, shoqatat e profesionisteve dhe Ministria e Shendetesise jane duke konverguar ne integrimin e sherbimeve per personat e moshuar ne sistemet ekzistuese paresore dhe dytesore, duke permiresuar standarted dhe kualifikimin e profesionisteve te shendetit. Gjithashtu, dy vendime te reja te Keshillit te Minstrave te aprovuara ne 2014 do te kene ndikim te drejteperdrejte ne aksesin e pensionisteve ne kujdesin e specializuar mjekesor

 Qe prej vitit 2012 verehet nje rritje e rendesishme ne studimet kombetare dhe nderkombetare mbi moshimin si dhe publikimeve mbi moshimin ne Shqiperi. ‘Plakja e popullsise: situata e te moshuarve ne Shqiperi’ eshte raporti i pare i ketij lloji i botuar ne vitin 2015 nga INSTAT. Studimi Nderkombetar mbi Mobilitetin dhe Moshimin-IMIAS, nje studim me ndjekje i kryer ne nje kohorte te moshuarish gjate 2012-2016, ka beret te mundur publikimin e nje numri artikujsh mbi moshimin ne revista nderkombetare, duke vleresuar mes te tjerash per here te pare format e ndryshme te abuzimit (fizik, psikologjik dhe financiar) mes te moshuarve ne Shqiperi.

 Per vitet ne vijim, ne Shqiperi, koordinimi me i pershtatshem dhe me sistematik mes i nstitucioneve ne fushen e moshimit, ngelet nje sfide per tu adresuar, duke identifikuar qasjet apo menyrat me te pershtatshme per vendin. Pervoja e vendeve te tjera e keshillave kombetare te moshimit mund te jete nje nga modelt per t’u marre ne konsiderate.

Institucionet shteterore do te duhet te gjejne ne vijimesi menyra te ndryshme per te mbeshtetur te gjitha format e kujdesit sidomos ato te bazuara ne familje dhe ne komunitet, si dhe te ndihmojne rregullimin me te mire te profesionit te kujdestarve per te moshuarit. Kjo do te ndihmonte me tej ‘moshimin ne vendndodhje’ (ageing in place), duke u lejuar te moshuarve te vijojne te jetojne per sa me gjate te jete e mundur ne mjedisin dhe komunitetin e tyre.

 Se fundi, duke marre parasysh pjesemarjen relativisht te ulet te te moshuarve ne jeten sociale, do te duhet t’u jepet rendesi me e madhe perpjekjeve nga ana e te gjithe aktoreve per te nxitur kete pjesemarrje. Kjo mund te arrihet permes mbeshtetjes se aktiviteteve ne terren nga ana e grupeve ekzistuese te te moshuarve apo e rrjeteve fillimisht ne zonat urbane, per tu zgjeruar dora dores ne zonat rurale duke pasur nje vemendje te vecante per grate e moshuara.

Download “MIPPA-RIS_Raport-vleresimi_-Albania-26.09.2016.pdf” MIPPA-RIS_Raport-vleresimi_-Albania-26.09.2016.pdf – Downloaded 159 times – 1 MB