Avokacia dhe lobimi nuk janë dy fjalë të cilave ju duhet gjetur kuptimi; – ato janë dy koncepte të ngjashme, por instrumente të ndryshme që përdoren shpesh nga organizatat që i përkasin sektorit të shoqërisë civile, nëpër gjithë botën.

  • Avokacia është një instrument ndryshimi dhe ndikimi edhe në qëndrime dhe mentalitete, përvec se në programe dhe politikave, audienca e së cilës është publiku ose segmente të vecantë të tij, ndërsa audienca e aktiviteteve lobuese janë politikanët dhe administratorët publike.
  • Avokacia dhe lobimi janë dy aktivitete që mund të kombinohen dhe organizohen në vazhdim të njëra tjetrës
  • Advokimi shpesh dhe ngaterrohet, me koncepte dhe qasje te tjera qe kane elemente te njejte, si per shembull fushatat per informacion, edukim dhe komunikim; lobimi ,marketingu social, marredheniet publike, mobilizimi i komunitetit dhe te tjera. Ketu eshte e rendesishme per tu theksuar se asnje nga keto qasje nuk mund te thuhet se eshte me shume apo me pak e vlefshme apo e mire. E rendesishme eshte te mendojme se cila do ta arrije me mire ndryshimin e pritur ne shoqeri.
  • Megjithate, vetem me ane te advokimit arrihen ndryshimet e politikave, programeve dhe/ose ri-shperndajme burimet per permiresimin e jetes se njerezve.

Advokimi eshte nje term relativisht i ri, vecanerisht per vendet e Europes Juglindore. Ky term eshte paksa i veshtire per tu perkthyer ne menyre te pershtatshme dhe shpesh ngaterrohet me termat “mbrojtes” qe do te thote “avokat”ose “jurist” ne nje numer te konsiderueshem gjuhesh lokale.

Fjalaadvokim”e ka origjinen e saj ne termat ligjore dhe perkufizohet nga fjaloret si nje proces ite folurit ne emer te dikujt”. Kjo lidhet me origjinen e fjales qe rrjedh nga e njejta rrenjevokosevoxqe do te thote ze. Ne kete kontekst , ad-vokim do te thote japesh ze,(te besh dicka te degjohet).