Shoqata Shqiptare e Geriatrise dhe Gerontologjisë (ShShGG) u themelua dhe u miratua në vitin 1991. Ajo eshte riorganizuar dhe të regjistruar në bazë të ligjit të ri në 2010.
SHSHGG që nga viti 1994 është anëtar i Shoqatës Evropiane të Gerontologjise  (EAG) dhe Organizates Ndërkombëtare te Gerontologjise (IAG).
Misioni i SHSHGG është të mbështesë moshimin e shëndetshem në Shqipëri përmes përpjekjeve të organizuara nga grupe të ndryshme të shoqërisë, me pjesëmarrjen e plotë të të moshuarve. SHSHGG nxit ngritjen e kapaciteteve të shërbimeve shëndetësore për personat e moshuar, fuqizimin e te moshuarve dhe avokatine për ndërgjegjësimin në lidhje me problemet e shëndetit dhe nevojave socio-ekonomike të moshuarve në Shqipëri, sidomos per ata që jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe izolimi social.
Pas shumë viteve fokusim vetem në nxitjen e profesionit te geriatrit dhe gerontologut ne vend  , SHSHGG kohët e fundit është duke vënë një theks të veçantë në aktivitetet e avokatise dhe fuqizimin e te moshuarve. Hulumtimet shkencore dhe analiza mbi  shëndetin, si dhe gjendjen sociale e  faktoret e rrezikut janë disa nga fushat ku SHSHGG është duke u fokusuar.
SHSHGG ka rreth 60 anëtarë, të cilët janë kryesisht profesionistët e shëndetit me një interes të veçantë në geriatri dhe gerontologi. Presidenti është Dr. Reshat Koci dhe sekretari i përgjithshëm është Dr. Alban Ylli
Që nga viti 2003 SHSHGG ka qenë pjesë e rrjeteve rajonale të koordinuara nga Help Age International (HAI), një OJQ britanike. Që nga viti 2010 SHSHGG është partner zyrtar i HAI për Shqipërinë dhe anëtare e rrjetit ndërkombëtar të Age Demands Action (ADA).
Që nga viti 2014 SHSHGG është në një grup (roaster)  organizatash te shoqerise civile të përzgjedhur nga OSBE-Shqipëri.
SHSHGG ka bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë për ndertimin e udhëzuesve dhe protokolleve të paketës së shërbimeve shëndetësore për të moshuarit. Ajo ka qenë pjesë e një grupi  pune të Ministrisë së Ceshtjeve  Sociale per te ndertuar strategjinë e parë kombëtare mbi moshimin. Në vitin 2016 SHSHGG ka mbështetur përgatitjen e raportit të dytë kombëtar në kuadrin e vlerësimit te Planit Ndërkombëtar të Veprimit te Madridit  për Moshimin (M IPAA)
Që prej vitit 2012 SHSHGG në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik është duke kryer një hulumtim projekt ndërkombëtar multicentrik mbi shëndetin dhe lëvizshmërisë tek te moshuarit, (IMIAS) i koordinuar nga Universiteti i Montrealit
Pervoja e SHSHGG perfshin vec te tjerash  studimet ne popullate mbi të moshuarit, analiza te politikave të moshës së tretë, trajnimi, fuqizimin e rrjeteve, avokatia, etj.

SHSHGG ka katalizuar një rrjet të organizatave dhe institucioneve i cili është duke u quajtur Mosha (movement of organisations supporting healthy ageing: lëvizja e organizatave qe mbështesin nje moshim të shëndetshem), dhe qe eshte duke u marre çështjet e moshës së tretë në Shqipëri.  Rrjeti është një koalicion i përbërë nga rreth 14 organizatave të personave të moshuar ose organizatave te tjera të interesuara në çështjet e moshimit. Rrjeti ka lidhje të mira me institucionet shtetërore (ministritë qendrore dhe pushtetin vendor).
Në vitin 2016 SHSHGG është duke koordinuar ne Shqiperi  projektin rajonal  Taking Action on Social Inclusion of Older People: Iniciativa per perfshirjen e te moshuarve. Ai eshte projekti i dyte i mbeshtetur nga BE